Ndihma e parë dentare – nxjerrja e dhëmbëve, prerja dhe drenazhimi i abscesit dhe rrezet X

ÇFARË

Në rast se keni nevojë për një dentist jashtë orarit të punës për shkak të një emergjence, kontaktoni klinikën e urgjencës ose ndihmën urgjente mjekësore dentare, e cila është e organizuar në kuadër të disa institucioneve shëndetësore. Për trajtimet gjatë natës do të duhet të paguani shtesë. Gjithashtu do të duhet të paguani për çdo ilaç që do t’ju jepet në “recetën e bardhë” (beli recept). Kjo recetë mund të zëvendësohet më vonë me një recetë të mbuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, pra “receta e gjelbër” (zeleni recept).

KU

Trajtimi dentar urgjent ofrohet në disa institucione të kujdesit dentar në Slloveni. Shihni listën e institucioneve që ofrojnë kujdes urgjent dentar këtu (sllovenisht): http://www.mojzobar.si/dezurni-zobozdravniki-v-celju-kopru-novem-mestu/