Menaxhimi i mbeturinave

ÇFARË

Sipas definicionit është “mbeturina” një substancë ose objekt, të cilin pronari e hedh ose duhet ta hedhë atë. Sllovenia thekson rëndësinë e parandalimit të gjenerimit të mbetjeve dhe inkurajon përgatitjen e mbeturinave për ripërdorim dhe riciklim. Menaxhimi efikas i mbeturinave mund të japë një kontribut të rëndësishëm në përdorimin efikas të burimeve, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për plotësimin e nevojave të shoqërisë njerëzore dhe sigurimin e zhvillimit të saj në të ardhmen.

KUSH

Çdo person është i detyruar të ndajë/reciklojë mbeturinat. Për llojet e mëposhtme të mbeturinave ekzistojnë kontejner të veçantë

 

  • letër dhe karton,
  • qelqi,
  • plastike (embalazh),
  • mbeturinat e biodegradueshme,
  • mbeturinat e përgjithshme.

Mbeturinat e mëdha grumbullohen dhe ruhen në pika të caktuara për transport

  • mbeturinat e mëdha,
  • mbeturinat e rrezikshme,
  • pajisjet elektronike të mbetura dhe mjetet tjera të ngjashme,
  • mbeturinat speciale.

MIRË ËSHTË TA DINI

Si klient i kompanisë lokale të menaxhimit të mbeturinave, ju mund të kërkoni një herë në vit largimin falas të mbeturinave të mëdha (deri në 2 m3). Në Lubjanë duhet të regjistroheni këtu: (në sllovenisht) http://www.mojiodpadki.si/narocanje/kosovni-odpadki

KU

Autoritetet përgjegjëse për menaxhimin e mbeturinave janë komuna dhe Agjencia Mjedisore e Republikës së Sllovenisë (ARSO), Vojkova 1b, 1000 Ljubljana; T: +386 1 4784 000, gp.arso@gov.si,

KUJDES

Për hedhjen e mbeturinave në vende të gabuara paguhet gjobë.