Mbrojtja e përkohshme

ÇFARË

Nëse jeni shtetas i një vendi të tretë ose një person pa shtetësi dhe keni ikur nga territori i konflikteve të armatosura ose të dhunës endemike ose jeni viktimë e një shkeljeje sistematike ose të përgjithshme të të drejtave të njeriut dhe vini në Slloveni si pjesë e ardhjes masive së bashku me persona të tjerë të zhvendosur nga vendet e treta, të cilët nuk mund të kthehen në vendin e origjinës, mund të ju jepet një status i mbrojtjes së përkohshme. Kjo mund të ndodhë veçanërisht nëse ekziston rreziku që sistemi i azilit të mos jetë në gjendje të shqyrtojë në mënyrë adekuate numrin e rritur të kërkesave për azil në një periudhë të shkurtër kohore.

SI

Këshilli i BE-së, me propozim të Komisionit, i cili shqyrton kërkesën e Shtetit Anëtar, vendos nëse ka një fluks masiv të personave të zhvendosur. Bazuar në këtë vendim Sllovenia mund të ofrojë mbrojtje të përkohshme. Ajo vendos për numrin e personave me mbrojtje të përkohshme, kushtet për tejkalimin e këtij numri (veçanërisht në rastin e bashkimit familjar ose në rastin e një grupi të individëve të prekshëm), datën kur hyn në fuqi mbrojtja e përkohshme, kohëzgjatja e saj dhe periudha brenda së cilës këta persona duhet të largohen nga vendi. Qeveria sllovene pastaj informon Këshillin për kapacitetet e akomodimit për personat e zhvendosur. Mbrojtja e përkohshme zakonisht këtyre personave u jepet për një periudhë një vjeçare, e cila mund të vazhdohet më së shumti dy herë për gjashtë muaj. Gjithashtu mund të përfundojë para kohe nëse rrethanat ndryshojnë dhe personat e zhvendosur mund të kthehen në mënyrë të sigurtë në vendin ose rajonin e origjinës dhe të qëndrojnë atje në mënyrë të sigurt. Informacion më të hollësishëm për mbrojtjen e përkohshme mund të gjeni në Ligjin për Mbrojtjen e Përkohshme të Personave të Zhvendosur
(në dispozicion vetëm në sllovenisht): http://www.pisrs.si/Pis.web/pregledPredpisa?id=ZAKO4176
dhe në Direktiven e Këshillit 2001/55/ES
(në anglisht): http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=OJ:L:2001:212:0012:0023:EN:PDF

KU

Ministria e Brendshme, Drejtoria për Punë të Brendshme Administrative, Migracioni dhe Natyralizimi, Zyra e Migracionit, Departamenti i Procedurave të Mbrojtjes Ndërkombëtare
Štefanova ulica 2, 1501 Ljubljana
Nr. i telefonit: +386 1 428 43 02
http://www.mnz.gov.si
E-posta: gp.mnz@gov.si