Marrja e një certifikate dixhitale SIGEN-CA për kompanitë

ÇFARË

Me një certifikatë dixhitale, mund të dëshmoni identitetin tuaj dhe të nënshkruani në mënyrë digjitale operacionet elektronike. Në Slloveni, ekzistojnë disa certifikata digjitale për nënshkrime të sigurta elektronike, duke përfshirë SIGEN-CA, e cila lëshohet nga Ministria e Administratës Publike. Një subjekt biznesi duhet të ketë një kontratë të vlefshme me SIGEN-CA. Për më shumë informacion në lidhje me certifikatën dixhitale SIGEN-CA për subjektet e biznesit, vizitoni faqen e internetit (në sllovenisht): http://www.sigen-ca.si/poslovni_subjekti.php

KUSH

Bizneset.

MIRË ËSHTË TA DINI

Në Slloveni ekzistojnë katër lëshues të certifikatave dixhitale. Ne Kompasin Podonavja kemi përshkruar vetëm një kompani. Përveç SIGEN-CA, Ministria e Administratës Publike mund të merrni certifikatat dixhitale nga lëshuesit sllovenë siç në vijim:

HAPI

 

HAPI 1: Personi përgjegjës në kompani së bashku me ju (nëse jeni i punësuar) duhet të plotësojë kërkesën për marrjen e një çertifikate dixhitale dhe ta dorëzojë atë në zyrën e Administratës Financiare. Në vend të personit përgjegjës të shoqërisë, kërkesa mund të paraqitet edhe nga një person tjetër i autorizuar në mënyrë specifike. Të dy aplikacionet janë në dispozicion në faqen e internetit (në sllovenisht): http://www.sigen-ca.si/obrazci-org.php

HAPI 2: Sapo të aprovohet aplikacioni, SIGEN-CA do të lëshoj një numër unik referimi dhe kodin e autorizimit. Ju do të merrni numrin e referimit përmes postës elektronike dhe kodin e autorizimit me postë.

HAPI 3: Vizitoni faqen e internetit SIGEN-CA, shkruani numrin tuaj të referencës dhe kodin e autorizimit dhe merrni një certifikatë dixhitale. Vlen pesë vjet. Çertifikata dixhitale nuk mund të vazhdohet.

KU

Personi përgjegjës i kompanisë paraqet kërkesën për certifikatë dixhitale SIGEN-CA në Administratën financiare (Ministria e Financave). Lista e zyrave financiare është në faqen e internetit (në sllovenisht): http://www.fu.gov.si/kontakti/