Lista e kurseve të gjuhës për fëmijët

Orë shtesë të sllovenishtes në shkollën fillore

ÇFARË

Fëmijët e emigrantëve të regjistruar në shkollën fillore kanë të drejtë të marrin pjesë në programin e të mësuarit të gjuhës sllovene për dy vitet e para pas regjistrimit në sistemin arsimor në Slloveni. Në fillim të vitit shkollor, shkolla përcakton nxënësit të cilët kanë nevojë për orë shtesë të sllovenishtes dhe për të cilët parashtrohet kërkesa pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Sportit. Për dy vitet e para, fëmijët e emigrantëve kanë të drejtë tek avansimi i përshtatur për klasën e ardhshme – klasën mund ta përfundojnë pavarësisht nga niveli i njohurisë të gjuhës sllovene.

KU

Më shumë informacion kërkoni në shkollën fillore, të cilën viziton fëmija juaj.

Orë shtesë të sllovenishtes në shkollën e mesme

ÇFARË

Fëmijët emigrantëve, të regjistruar në shkollën e mesme, kanë të drejtë për një kurs të gjuhës profesionale në dy vitet e para të arsimit në Slloveni. Kursi i gjuhës organizohet si orë shtesë në shkollë.

KU

Më shumë informacion kërkoni në shkollën e mesme, të cilën viziton fëmija juaj.

Filantropia sllovene

ÇFARË

Filantropia sllovene është organizatë joqeveritare. Ofron orë  të gjuhës sllovene për fëmijët dhe të rriturit, të cilët janë azilkërkues, refugjatë ose migrantë. Kurset e gjuhës kryhen nga vullnetarë.

KU

Filantropia sllovene: http://www.filantropija.org
Cesta Dolomitskega odreda 11, 1000 Ljubljana
Tel: 386 (0) 1 430 1288
E-mail: info@filantropija.org,