Lajmërimi dhe çlajmërimi i vendbanimit në stacionin policor

ÇFARË

Nëse qëndroni në Slloveni pa leje të posaçme qëndrimi ose pa vizë, duhet të lajmëroni qëndrimin tuaj të përkohshëm në stacionin lokal të policisë brenda 3 ditëve nga mbërritja. Qëndrimi i përkohshëm është vendi i banimit kur hyni në një shtetë si turist, vizitor ose për ndonjë arsye tjetër që zgjat deri në 90 ditë.

KUSH

Të gjithë të huajt (qytetarët e BE/ZEE-së dhe shtetasit e vendeve të treta që nuk kanë nevojë për vizë hyrëse) që qëndrojnë në Slloveni deri në 90 ditë.

SI

Për lajmërim ju duhet një dokument i vlefshëm udhëtimi, si p.sh. karta e identitetit ose pasaporta,

  • Kur udhëtoni si turist, lajmërimi juaj bëhet nga personi përgjegjës i objektit të akomodimit ku qëndroni.
  • Nëse jeni duke vizituar të afërmit ose miqtë tuaj, së bashku me pronarin e objektit ku ju qëndroni, duhet të shkoni në një stacion lokal policor. Lajmërimin nuk mund ta bëni vetë.

KU

Qëndrimin tuaj të përkohshëm mund ta lajmëroni në stacionin lokal të policisë. Nëse jeni duke udhëtuar si turist, lajmërimi në emër tuajin bëhet nga personi përgjegjës i objektit të akomodimit ku ju qëndroni.

Lista e stacioneve policore në Slloveni
(në sllovenisht): https://www.policija.si/index.php/sl/policijske-postaje
(në anglisht): https://www.policija.si/eng/index.php/policestations

KUJDES

Nëse lajmërimin e adresës tuaj nuk e bëni brenda 3 ditëve nga mbërritja juaj, mund të gjobiteni. Policia e mbanë dokumentin tuaj të udhëtimit deri sa të paguani gjobën.