Kursi i sllovenishtes për personat nën mbrojtje ndërkombëtare të miratuar (Integrimi i Refugjatëve)

ÇFARË

Nëse jeni marrës i mbrojtjes ndërkombëtare, keni të drejtë për masa specifike mbështetëse të integrimit. Kjo, ndër të tjera, përfshin edhe kursin e gjuhës sllovene (një kurs prej 300 orësh me mundësi 100 orësh shtesë). Në shkollën lokale të gjuhës do ju dërgojnë menjëherë pas miratimit të statusit tuaj. Edhe disa organizata joqeveritare, për marrësit e mbrojtjes ndërkombëtare, gjithashtu ofrojnë kurse falas për gjuhën sllovene. Kurset e gjuhës kryesisht zhvillohen nga vullnetarë. Për më shumë informacion kontaktoni këshilltarin tuaj pranë Zyrës së Qeverisë së Republikës të Sllovenisë për kujdesin dhe integrimin e migrantëve.

MIRË ËSHTË TA DINI

Organizata të ndryshme joqeveritare ofrojnë kurse të gjuhës falas, të cilat shpesh kryhen nga vullnetarë.
Organizatat vullnetare janë grupuar në rrjetin më të madh slloven të organizatave vullnetare, të cilat koordinohen nga Filantropia sllovene. Më shumë informacion mund të gjeni këtu (vetëm në gjuhën sllovene): http://www.prostovoljstvo.org/#

Ose kontaktoni:
Filantropia sllovene, Shoqatë për promovimin e vullnetarizmit
Cesta Dolomitskega odreda 11, 1000 Ljubljana
Numri i telefonit: +386 1 430 1288
http://www.filantropija.org
info@filantropija.org

KU

Zyra e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për Kujdesin dhe Integrimin e Migrantëve
Cesta v Gorice 15, 1000 Ljubljana
Numri i telefonit: +386 1 200 84 01
http://www.uoim.gov.si/
E-mail: uoim.mnz@gov.si