Kujdesi shëndetësor privat

ÇFARË

Disa zyra mjekësore (mjekë të përgjithshëm, specialistë klinikë dhe dentistë) dhe QENDRA rehabilitimi janë private. Ndonjëherë ata kanë kontratë me Institutin Shëndetësor të Sllovenisë (ZZZS) të quajtur “koncesion” (koncesija). Kjo do të thotë se sigurimi i detyrueshëm shëndetësor do të mbulojë një pjesë të shpenzimeve tuaja për vizitën dhe trajtimin (kur konsiderohet se ato janë të nevojshme, dhe ju jeni i siguruar nga sistemi shtetëror i sigurimit shëndetësor të detyrueshëm). Nëse këto subjekte nuk kanë kontratë me Institutin Shëndetësor të Sllovenisë (ZZZS), d.m.th. nuk ka “koncesion” (brez koncesije), do të duhet të paguani çmimin e plotë të trajtimit, përveç rasteve të kujdesit mjekësor emergjent.

KUSH

Kujdesi shëndetësor privat është i aksesueshëm për cilindo që dëshiron të paguajë çmimin e plotë të trajtimit ose, në rast të “koncesionit”, për personat e siguruar.

SI

Kur shkoni te mjeku privat dhe jeni i siguruar, mund të pyesni paraprakisht nëse kanë një kontratë me sigurimin e detyrueshëm shëndetësor. Nëse kanë, shpenzimet e trajtimit dhe të vizitës ata do t’ia dërgojnë drejtpërdrejt sigurimit (koncesija), ose mund të paguani faturën e cila do të rimbursohet më vonë. Nëse nuk kanë kontratë me Institutin Shëndetësor të Sllovenisë (ZZZS) ju duhet të paguani faturën dhe ajo nuk do të rimbursohet.