Kualifikimi Kombëtar Profesional – KKP

ÇFARË

Kualifikimi profesional kombëtar është një vlerësim që ju mundëson të vlerësoni njohuritë dhe aftësitë tuaja që keni marrë gjatë mësimit jo formal. Ju mund të merrni një KKP nëse:

  • keni mbushur 18 vjeç, në mënyrë të veçantë nëse jeni më i ri, por me kusht që të mos keni statusin e studentit dhe të keni përvojë relevante në punë,
  • keni fituar aftësi të ndryshme profesionale gjatë gjithë jetës tuaj, por nuk kanë qenë të vlerësuara ose të shpërblyera;
  • dëshironi të avansoheni në karrieren tuaj profesionale, pa pasur nevojë të studioni në një nivel më të lartë të arsimit profesional apo pa pasur nevojë të kryeni një program formal të arsimit.

Nëse jeni regjistruar në regjistrin e personave të papunësuar në pranë Entit të Republikës së Sllovenisë për punësim, tek KKP keni të drejtë në bazë të politikës aktive të punësimit. Së bashku me këshilltarin tuaj për punësim kontrolloni çfarë duhet.

KU

Procedura e marrjes së KKP-së mund të iniciohet duke paraqitur një kërkesë ofruesit të KKP-së, T: (01) 58 64 200, (01) 58 64 263, http://www.npk.si/domov/