Kartela blu e BE-së

ÇFARË

Kartela blu e BE-së është një leje pune dhe leje qëndrimi i përkohshëm për punësim të lartëkualifikuar të shtetasve nga vendet jashtë BE-së apo ZEE-së.

SI

Në Republikën e Sllovenisë, kartela blu e BE-së lëshohet si një leje e njëtrajtshme qëndrimi dhe leje pune, e cila ju mundëson të hyni, të banoni dhe të punoni në Slloveni. Përveç plotësimit të kushteve themelore për marrjen e lejes së qëndrimit të përkohshëm, duhet të jeni të arsimuar ose të trajnuar dhe të keni një kontratë pune ose një oferte të detyrueshme punësimi në Slloveni. Kërkesa për një leje të njëtrajtshme qëndrimi dhe pune për kartelën blu të BE-së duhet të dorëzohet nga punëdhënësi juaj në njësinë administrative kompetente të Republikës së Sllovenisë (ose në misionin diplomatik ose konsullor të Republikës së Sllovenisë në vendin tuaj). Njësia administrative merr miratimin nga Enti i Punësimit të Republikës së Sllovenisë, domethënë punëdhënësi juaj dhe ju nuk jeni të detyruar të merrni lejen e punës para se të aplikoni për Kartelën Blu të BE-së. Më shumë informacion mbi punësimin dhe punën e shtetasve të huaj në Slloveni mund të gjeni këtu (në anglisht dhe sllovenisht):
http://www.mnz.gov.si/en/services/slovenia_your_new_country/residence_permit_for_the_third_country_national/employment_and_work/
Më shumë informacion në lidhje me Kartelën blu BE mund të gjeni këtu (në anglisht): https://www.apply.eu/BlueCard/
Listën e njësive administrative mund të gjeni këtu (në sllovenisht): http://www.upravneenote.gov.si/

MIRË ËSHTË TA DINI

Nëse jeni mbajtës i Kartelës Blu të BE-së, të cilën ka lëshuar një tjetër shtet anëtar i BE-së, mund të qëndroni në Slloveni pa leje qëndrimi për një periudhë maksimale prej 30 ditësh nga data e hyrjes në vend. Nëse dëshironi të vazhdoni qëndrimin tuaj në Slloveni, duhet të merrni kartelën blu të BE-së në njësinë administrative të zonës në të cilën banoni.

KU

Informacion mbi përfaqësitë e Republikës së Sllovenisë në botë:
(në anglisht): http://www.mzz.gov.si/en/representations_abroad/
(në sllovenisht): http://www.mzz.gov.si/si/predstavnistva_po_svetu/
Listën e njësive administrative mund të gjeni këtu (në sllovenisht): http://www.upravneenote.gov.si/