Integrimi fillestar i imigrantëve – ZIP, programi 60-orësh

ÇFARË

Bëhet fjalë për një kurs  60-orësh të gjuhës dhe kulturës sllovene. Mbështetet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe është pa pagesë. Megjithatë, ju duhet të mbuloni shpenzimet tuaja të udhëtimit dhe koston e mjeteve dhe materialeve mësimore. Në këto programe mund të merrni pjesë nëse:

  • nuk jeni shtetas i një shteti anëtar të BE-së,
  • jeni 16 vjeç ose më shumë,
  • dini të shkruani dhe lexoni në latinisht,
  • Në Slloveni qëndroni në bazë të lejes së vlefshme njëvjeçare të qëndrimit të përkohshëmt; periudha njëvjeçare gjithashtu përfshin kohën nga paraqitja e një kërkese për këtë leje.

Më shumë informacion mund të gjeni në:
http://www.mnz.gov.si/si/mnz_za_vas/tujci_v_sloveniji/

SI

Në njësinë administrative të banimit/qëndrimit tuaj, paraqisni një kërkesë për lëshimin e një vërtetimi që plotësoni kërkesat e pjesëmarrjes në një program të tillë. Nëse plotësoni kërkesat, njësia administrative do të lëshojë një vërtetim për ju. Me atë vërtetim ju mund të kontaktoni njërin prej ofruesve të zgjedhur, i cili do ju jepë informacion rreth zhvillimit të programit.

KU

Lista e njësive administrative është në dispozicion në faqen e internetit (vetëm në gjuhën sllovene):
http://www.upravneenote.gov.si/
Listën e shkollave të përzgjedhura të gjuhës që zbatojnë programin Integrimi fillestar i imigrantëve, mund ta gjeni këtu (në anglisht dhe sllovenisht) http://infotujci.si/vkljucevanje-v-slovensko-druzbo/brezplacni-tecaji-lovenski-jezika/