Integrimi fillestar i imigrantëve – ZIP, programi 180 orësh

ÇFARË

Këtu bëhet fjalë për një kurs të gjuhës dhe kulturës sllovene. Mbështetet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe është pa pagesë. Megjithatë, ju duhet të mbuloni shpenzimet tuaja të udhëtimit dhe koston e mjetev dhe materialeve mësimore. Në këto programe mund të merrni pjesë nëse:

  • nuk jeni shtetas i një shteti anëtar të BE-së,
  • keni një leje qëndrimi të përhershëm, anëtarët e familjes tuaj kanë leje qëndrimi të përkohshëm, të cilën e kanë fituar në bazë të bashkimit familjar,
  • keni një leje qëndrimi të përkohshëm, nëse vlefshmëria e lejes së qëndrimit tuaj të tanishëm dhe lejet e qëndrimit të mëparshëm janë të paktën 24 muaj rresht, ndërsa anëtarët e familjes tuaj kanë leje qëndrimi të përkohshëm të lëshuar në bazë të bashkimit familjar,
  • jeni anëtar i familjes së një shtetasi slloven ose një shtetasi i një shteti anëtar të BE-së dhe banoni në Slloveni në përputhje me lejen e qëndrimit të këtij anëtari të familjes.

Nëse keni qenë të pranishëm në kurs të paktën 80% e të të gjitha orëve, mund të shkruani provimin e gjuhës sllovene në nivelin bazë pa pagesë. Për më shumë informacion vizitoni faqen: http://www.mnz.gov.si/si/mnz_za_vas/tujci_v_sloveniji/

SI

Në njësinë administrative të banimit/qëndrimit tuaj, paraqitni një kërkesë për lëshimin e një vërtetimi që plotësoni kërkesat e pjesëmarrjes në një program të tillë. Nëse plotësoni kërkesat, njësia administrative do të lëshojë një vërtetim për ju. Me atë vërtetim ju mund të kontaktoni njërin prej ofruesve të zgjedhur, i cili do ju jepë informacion rreth zhvillimit të kursit.

KU

Lista e njësive administrative është në dispozicion në faqen e internetit (në gjuhën sllovene):
http://www.upravneenote.gov.si/
Listën e shkollave të përzgjedhura të gjuhës që zbatojnë programin Integrimi fillestar i imigrantëve, mund ta gjeni këtu (në anglisht dhe sllovenisht) http://infotujci.si/vkljucevanje-v-slovensko-druzbo/brezplacni-tecaji-lovenski-jezika/