Integrimi fillestar i imigrantëve – ZIP, programi 120-orësh

ÇFARË

Bëhet fjalë për një kurs  120-orësh të gjuhës dhe kulturës sllovene. Mbështetet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe është pa pagesë. Megjithatë, ju duhet të mbuloni shpenzimet tuaja të udhëtimit dhe koston e mjetev dhe materialeve mësimore. Në këto programe mund të merrni pjesë nëse:

  • nuk jeni shtetas i një shteti anëtar të BE-së,
  • tashmë keni përfunduar një kurs 60-orësh të gjuhës sllovene me leje qëndrimi të përkohshme dhe përmbushni kërkesat e qëndrimit të pandërprerë 24 mujor mbi bazën e lejes së qëndrimit të përkohshëm.

Nëse keni qenë të pranishëm në kurs të paktën 80% e të të gjitha orëve, mund të shkruani provimin e gjuhës sllovene në nivelin bazë pa pagesë. Për më shumë informacion vizitoni faqen: http://www.mnz.gov.si/si/mnz_za_vas/tujci_v_sloveniji/

SI

Në njësinë administrative të banimit/qëndrimit tuaj, paraqisni një kërkesë për lëshimin e një vërtetimi që plotësoni kërkesat e pjesëmarrjes në një program të tillë. Nëse plotësoni kërkesat, njësia administrative do të lëshojë një vërtetim për ju. Me atë vërtetim ju mund të kontaktoni njërin prej ofruesve të zgjedhur, i cili do ju jepë informacion rreth zhvillimit të kursit.

KU

Lista e njësive administrative është në dispozicion në faqen e internetit (vetëm në gjuhën sllovene): http://www.upravneenote.gov.si/
Listën e shkollave të përzgjedhura të gjuhës që zbatojnë programin Integrimi fillestar i imigrantëve, mund ta gjeni këtu (në anglisht dhe sllovenisht) http://infotujci.si/vkljucevanje-v-slovensko-druzbo/brezplacni-tecaji-lovenski-jezika/