Format e tjera të ndihmës

Ndihmë familjes për shtëpi

ÇFARË

Ndihma në shtëpinë e familjes është një shërbim profesional këshillues. Ata mund t’ju ndihmojnë të përballoni problemet në marrëdhëniet familjare dhe t’ju ofrojnë mbështetje në kujdesin për fëmijën tuaj. Ju keni të drejtë për këtë shërbim nëse punëtorët social vlerësojnë se jeni të motivuar të merrni pjesë dhe jeni gati për të bërë ndryshimet e nevojshme dhe për të arritur qëllimet që keni vendosur si pjesë e një marrëveshje bashkëpunimi

KU

Për më shumë informacion kontaktoni Qendrën lokale për punë sociale – adresat dhe informacionet e kontaktit: gjeni qendrën më të afërt për punë sociale në lagjen tuaj të banimit.

Ndihmë në shtëpi

ÇFARË

Kujdesi në shtëpi është një shërbim social për njerëzit që jetojnë vetëm, të cilët kanë nevojë për kujdes dhe ndihmë shkaku i moshës, sëmundjes ose paaftësisë së rëndë. Është ndihmë në shtëpi nëse nuk keni të afërm që të kujdesen për ju. Kujdesi në shtëpi është një zgjidhje e përkohshme deri sa të kaloni në ndonjë institucion, siç është shtëpia e pensionistëve.
Programi në shtëpi ofrohet nga ofruesit e caktuar në formën e kujdesit social në shtëpi dhe ndihma mobile.
Programi i përkujdesjes sociale në shtëpi ofron ndihmë në mbajtjen e kontakteve sociale, duke ndihmuar në detyrat bazë të kujdesit ditor dhe ndihmën në punë të shtëpisë. Programi i asistencës mobile ofron mbështetje profesionale sociale, psikologjike dhe pedagogjike në formën e një procesi terapeutik.
Ofruesit e kujdesit shtëpiak janë institucionet publike të mirëqenies sociale. Kostoja e shërbimit pjesërisht mbulohet nga komuna (të paktën 50%), dhe pjesërisht nga përdoruesi.

KU

Kërkesën për këtë lloj ndihme dorëzoni pranë Qendrës lokale për Punë Sociale, adresa dhe kontakti (në sllovenisht): http://www.mddsz.gov.si/si/delovna_podrocja/sociala/izvajalci/csd/

Shërbimi social

ÇFARË

Një shërbim social është një shërbim që është i ngjashëm me ndihmën në shtëpi, por nuk është shërbim publik, por një shërbim i paguar.

KU

Lista e ofruesve të shërbimeve sociale mund të gjendet në linkun “Lista e personave juridikë dhe privatë që ofrojnë shërbime sociale në bazë të lejes së punës dhe të regjistruar në regjisër” në gjuhën sllovene)
http://www.mddsz.gov.si/si/delovna_podrocja/sociala/izvajalci/dovoljenje_sociala/

Asistent familjar

ÇFARË

Asistenti familjar është një person i cili siguron ndihmë dhe kujdes për një person me aftësi të kufizuara. Mund të jetë një anëtar i familjes ose një person tjetër që jeton në të njëjtën adresë si personi me aftësi të kufizuara. Nëse nuk dëshironi të institucionalizoheni, por plotësoni kriteret e mbrojtjes institucionale, ju mund të zgjidhni një asistent familjar i cili do t’ju ofrojë ndihmë në mjedisin tuaj të shtëpisë. Për t’u kualifikuar si asistent i familjes, duhet të plotësoni kritere shtesë.

KU

Kërkesën për këtë lloj ndihme dorëzoni pranë Qendrës lokale për Punë Sociale, adresa dhe kontakti (në sllovenisht): http://www.mddsz.gov.si/si/delovna_podrocja/sociala/izvajalci/csd/

Rehabilitimi mjekësor

ÇFARË

Nëse keni sigurim bazë (të detyrueshëm) dhe sigurim shëndetësor shtesë, ju do të merrni shumicën e trajtimit shëndetësor pa pagesë. Kjo përfshin trajtimin mjekësor, rehabilitimin, ilaçet dhe pajisjet mjekësore.

KU

Më shumë lexoninë faqen e internetit të Entit të Sigurimeve Shëndetësore të Sllovenisë (në anglisht).
http://www.zzzs.si/indexeng.html 

Pajisjet mjekësore

ÇFARË

Pajisjet mjekësore janë në dispozicion për njerëzit që janë të verbër ose me shikim të dobët, të shurdhër ose me defekt komunikimi. Për të marrë furnizime mjekësore, bisedoni këtë me mjekun juaj i cili do t’ju shkruajë një recetë për produktin e duhur. Qeni udhëzues për të verbërit gjithashtu konsiderohet si një pajisje mjekësore, kështu që mund t’i kërkoni mjekut tuaj t’ju shkruajë edhe një recetë për të.

KU

Për më shumë informacion pyesni mjekun tuaj të përgjithshëm ose kërkoni pranë Entit të Sigurimeve Shëndetësore të Sllovenisë (në sllovenisht): http://www.zzzs.si

Krta evropiane e zbritjeve

ÇFARË

Karta Evropiane siguron qasje të barabartë në përfitime të caktuara për njerëzit me aftësi të kufizuara në të gjithë Evropën. Fushat kryesore të këtyre përfitimeve janë transporti, turizmi, kultura, sporti dhe koha e lirë. Karta do të njihet reciprokisht nga Shtetet Anëtare të BE-së. Aktualisht ju mund të përdorni kartën në Slloveni, Belgjikë, Qipro, Finlandë, Itali, Rumani, Estoni dhe Maltë. Kur vizitoni njërën nga këto vende, ju do të keni të drejtë për përfitime të njëjta për personat me aftësi të kufizuara si shtetasit e atij vendi. Më vonë,  do të bashkohen edhe shumë vende tjera.

KU

Për një kartë evropiane të zbritjeve mund të aplikoni pranë Njësisë administrative.

 

Karta e parkimit

ÇFARË

Të gjitha parkinget e makinave duhet të kenë vende të veçanta për shoferët me aftësi të kufizuara. Ata janë të shënjuar me vija të verdha dhe një simbol me rrota. Ju mund të parkoni këto vende vetëm nëse keni një kartë parkimi. Për një kartë parkimi mund të aplikoni në njësinë administrative të vendit tuaj të banimit.
Nëse keni probleme me parkim para shtëpisë tuaj ose në vendin e punës, mund të dërgoni një kërkesë në zyrën komunale që t’ju shënojë një vend parkimi.

KU

Në njësinë administrative. Lista e njësive administrative (në sllovenisht) http://www.upravneenote.gov.si/

Ndalimi dhe parkimi i automjeteve në vende ku nuk lejohet parkimi

ÇFARË

Njerëzit me aftësi të kufizuara ose invalidët mund të ndalojnë ose parkojnë makinën e tyre në një vend ku zakonisht nuk lejohet parkimi. Në këtë rast, automjeti duhet të ketë një kartë parkimi të vlefshme në pozitë të pame. Për një kartë të tillë parkimi mund të aplikoni pranë njësisë administrative në vendin ku jetoni.

KU

Në njësinë administrative. Lista e njësive administrative (në sllovenisht).
http://www.upravneenote.gov.si

Përparësia e marrjes së një strehimi jofitimprurës

ÇFARË

Personat me aftësi të kufizuara dhe familjet me anëtarë të familjes me aftësi të kufizuara kanë përparësi në marrjen e një banese jofitimprurëse.

KU

Lexo më shumë në faqen e internetit të E-Administrata (në sllovenisht)
https://e-uprava.gov.si/podrocja/nepremicnine-in-okolje/nepremicnine-stavbe/neprofitno-najemno-stanovanje.html

 

Përjashtimi nga pagesa e taksës turistike

ÇFARË

Personat me aftësi të kufizuara përjashtohen nga pagimi i taksës turistike nëse ata paraqesin një kartë anëtarësimi të organizatës me aftësi të kufizuara ose ndonjë dokument tjetër të lëshuar nga organi zyrtar që vërteton invaliditetin e tij.

KU

Pranë objektit turistil ku zakonisht paguani një taksë turistike.