Edukimi terciar në Slloveni

ÇFARË

Arsimi i lartë në Slloveni është i organizuar në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë (këto janë universitetet, fakultetet, akademitë e artit dhe shkollat e larta profesionale).

 

Institucionet publike të arsimit të lartë janë:

Universiteti i Lubjanës,

Universiteti i Mariborit,

Universiteti i Primorska dhe

Fakulteti i Studimeve të Informacionit në Novo mesto,

 

Universiteti i Nova Goricës ka statusin e një institucioni privat të arsimit të lartë.

 

Detyrat kryesore të universiteteve janë edukimi, hulumtimi shkencor dhe zhvillimi. Për të ndjekur objektivat e krijimit të një zone të përbashkët evropiane të arsimit të lartë, në vitin 2005 u lançua një sistem i arsimit të lartë me tre nivele, e ashtuquajtura Reforma e Bolonjës. Programet e studimit për marrjen e arsimit të lartë klasifikohen në tri nivele:

 

  • niveli i parë: programet e studimeve profesionale të arsimit të lartë dhe programet e studimeve universitare,
  • niveli i dytë: Programet e studimeve master dhe programet e njëtrajtshme studimore master,
  • niveli i tretë: programet e studimit të doktoraturës.

 

 

Arsimi i lartë:

Këto janë programe profesionale dyvjeçare të studimeve shumë praktike. Programet janë hartuar si një formë e veçantë e arsimit terciar dhe jan të orientuar shumë profesional. Pikërisht këtu ndryshojnë nga arsimi i lartë. Deri në 40% të programit është trajnim praktik në kompani. Programet mundësojnë marrjen e arsimit të lartë profesional për të punuar në profesionet e listuara në standardin profesional.

 

Ju mund të aplikoni për këtë program nëse keni kaluar një maturë të përgjithshme ose profesionale (ose provimin përfundimtar ose një diplomë para vitit 2002). Ju gjithashtu mund të regjistroheni nëse keni kryer provimet e kërkuara për mjeshtër, mbikëqyrës apo menaxheriale, por vetëm nëse i plotësoni kushtet e tre vjet përvojë pune dhe në qoftë kaloni provimin në nivelin profesional në lëndët e mëposhtme: gjuhën sllovene (në zonat etnikisht të përziera edhe hungarisht apo italisht) dhe matematikë ose një gjuhë të huaj. Nëse dëshironi të regjistroheni në programet e fotografive, produksionin e medias, dizajnin e materialeve ose organizatorët e rrjeteve shoqërore, duhet gjithashtu të hyni në një test të veçantë të talenteve dhe aftësive psiko-fizike. Lidhja (në sllovenisht):

http://www.mizs.gov.si/delovna_podrocja/direktorat_za_srednje_in_visje_solstvo_ter_izobrazevanje_odraslih/visjesolsko_izobrazevanje/vpis/

 

 

Arsimimi i lartë zhvillohet në universitete, fakultete, akademi të arteve dhe shkolla të larta profesionale:

  • Niveli 1: programet e studimeve universitare dhe të arsimit të lartë (zgjasin tre ose katër vite dhe variojnë nga 180 der në 240 pika kreditore (KT): Në arsim të lartë mund të regjistrohen ata që kanë kaluar maturën. Nëse shkoni në gjimnaz, duhet të mbaroni një maturë të përgjithshme. Nëse jeni duke e ndjekur shkollën e mesme profesionale, duhet të kryeni maturën profesionale, dhe për regjistrim në programet e studimeve universitare duhet të kaloni edhe një provim nga një prej lëndëve të maturës (disa programe studimi universitar si kusht regjistrimi kërkojnë maturën e përgjithshme).

 

  • Niveli 2: Programet e studimeve Master (zgjasin një ose dy vite dhe variojnë nga 60 deri në 120 kredi (KT): Kushti i përgjithshëm për regjistrimin në këto programe është përfundimi i një programi studimor të nivelit të parë; përndryshe, çdo program studimi mund të përcaktojë kushte shtesë.

 

  • Niveli 3: Programet e studimeve të doktoraturës (zgjasin tre deri në katër vjet dhe variojnë nga 180 deri në 240 kredi (KT): Kushti i përgjithshëm për regjistrimin në këto programe është përfundimi i një programi studimi të nivelit të dytë; përndryshe, çdo program studimi mund të përcaktojë kushte shtesë.

 

Arsimi i lartë mund të studiohet në mënyrë të rregullt ose jo të rregullt.

Studimet e rregullta (me orarë të plotë): në institucionet publike të arsimit të lartë dhe në programet e studimeve koncesionare në institucionet private të arsimit të lartë mund të jenë pa pagesë ose të pagueshme. Studimet e rregullta u dedikohen studentëve që studiojnë së paku tetë orë në ditë, në programet e studimit në nivelin e parë ose të dytë. Secili student mund të regjistrohet në një program studimi të rregullt nëse plotëson disa kushte të kërkuara, pavarësisht nga mosha dhe statusi i punësimit. Obligimet e studimit kryhen gjatë gjithë ditës. Për programet studimore të rregullta në institucionet private të arsimit të lartë, parashikohet një pagesë për shkollim

Për studimet jo të rregullta ose me korrespodencë: duhet të paguani tarifen e shkollimit. Këto programe studimore kanë për qëllim kryesisht studentët që dëshirojnë të studiojnë dhe të punojnë në të njëjtën kohë dhe për këtë arsye nuk mund të jenë prezent në detyrimet e studimit gjatë gjithë ditës. Këto detyrime studimore janë të përshtatura për aktivitetet e punës dhe për këtë arsye zhvillohen pasdite ose në fundjavë.

MIRË ËSHTË TA DINI

Më shumë informacion në lidhje me organizimin e studimeve në Slloveni, duke përfshirë informacion mbi vitin akademik, metodat e mësimit, testet dhe provimet, etj., mund të lexoni këtu (në anglisht): http://www.mizs.gov.si/en/areas_of_work/directorate_of_higher_education/higher_education_system_in_slovenia/organisation_of_studies_in_slovenia/
Burimi zyrtar në internet për arsimin e lartë në Slloveni është portali MIZŠ eVŠ (në sllovenisht): http://portal.evs.gov.si/razpisi-za-vpis
Më shumë informacion mbi arsimin e lartë në Slloveni mund të gjeni në faqen e internetit – Study in Slovenia (në anglisht): http://studyinslovenia.si

KU

Lista e të gjitha programeve studimore të arsimit të lartë të shkallës së parë, të dytë dhe të tretë (në sllovenisht):  http://www.mizs.gov.si/delovna_podrocja/direktorat_za_visoko_solstvo/sektor_za_visoko_solstvo/evs_evidenca_visokosolskih_zavodov_in_studijski_programov/