Edukimi për pensionistët

ÇFARË

Nëse jeni një person në pension dhe jeni i interesuar në marrjen e njohurive dhe aftësive të reja, keni në dispozicion lloje të ndryshme të kurseve formale dhe joformale. Ju mund të zgjidhni midis kurseve teorike dhe praktike. Disa prej tyre përfshijnë: kurse të gjuhëve të huaja në nivele të ndryshme, informatikë, teatër, pikturë, kopshtari, histori, kurse retorike etj. Disa kurse janë falas, kurse disa tjera janë me pagesë, varësisht nga kursi që ju intereson dhe organizata që e ofron atë.

KUSH

Pensionistë, punëtorë të moshuar dhe punëtorë në periudhën para pensionimit.

KU

Universiteti slloven për periudhën e tretë jetësore është një rrjet organizatash kombëtar që ofron qasje në kulturë dhe edukim për rritjen personale dhe plakjen aktive. Anëtarët e rrjetit ofrojnë kurse të ndryshme, të cilat zhvillohen anembanë Sllovenisë. Për më shumë informacion, kontaktoni Universitetin slloven për periudhën e tretë jetësore, Asociacionin për arsim dhe përfshirjen sociale, Poljanska cesta 6, 1000 Ljubljana, T: +386 1 433 2090

(në sllovenisht): http://www.utzo.si/. Lista e anëtarëve (vetëm në gjuhën sllovene) është në dispozicion në lidhjen e mëposhtme (në sllovenisht): http://www.utzo.si/mreza-utzo/

Në dispozicion keni edhe organizata të tjera në komunitetet lokale që nuk janë pjesë e këtij rrjeti, por megjithatë ofrojnë kurse për pensionistët. Qendrat ndërgjenerata janë në të gjithë Slloveninë dhe drejtohen nga organizata të ndryshme. Filantropia sllovene ka qendra ndërgjeneratash në të gjithë Slloveninë. Më shumë informacion për bashkëpunimin midis brezave mund të gjeni këtu: http://www.filantropija.org/medgeneracijsko-sodelovanje-3/