Bursat dhe ndihma studentore

Bursa e shtetit

ÇFARË

Kjo bursë ofrohet vetëm për studentët që janë shtetas të Sllovenisë ose refugjatë në Slloveni. Ata gjithashtu duhet të plotësojnë kritere të tjera të kërkuara, të tilla si kufizimi i moshës, papunësia ose vetëpunësimi, që ata nuk janë të regjistruar si persona të papunë ose kërkues pune pranë Entiti të Republikës së Sllovenisë për Punësim dhe shumën e të ardhurave mesatare mujore për anëtar të familjes. Kjo bursë jepet për studimin e ciklit të parë ose të dytë të programit të arsimit të lartë.

KU

Aplikacionin për këtë bursë duhet paraqitur në shtator për vitin e ardhshëm akademik që fillon në tetor. Aplikacionin gjithashtu mund të dorëzoni edhe gjatë vitit akademik. Studentët duhet të paraqesin aplikacionin e tyre pranë Qendrës për Punës Sociale. Lista e qendrave është në dispozicion në faqen e internetit (vetëm në gjuhën sllovene): https://www.scsd.si/seznam-centrov-za-socialno-delo.html

 

Bursa Zois

ÇFARË

Qëllimi i bursës Zois është të promovojë zhvillimin e fëmijëve të talentuar në mënyrë që ata të arrijnë nivelin më të lartë të arsimit. Kjo bursë është në dispozicion për ju nëse jeni shtetas i Sllovenisë ose i një shteti tjetër anëtar të BE-së dhe banoni në Slloveni apo nëse jeni i huaj me leje qëndrimi të përhershëm në Slloveni. Për t’ju dhënë këtë bursë, duhet të plotësoni edhe kritere të tjera, të tilla si notat mesatare, rezultatet e verifikimit kombëtar, arritjet e ndryshme, etj.

KU

Konkursi për dhënien e bursave Zois publikohet çdo vit në qershor.
Aplikimi duhet të dorëzohet nga mbajtësit aktual të bursave, si dhe nga ata që dëshirojnë të marrin bursën për herë të parë. Aplikacionin për bursën Zois duhet ta paraqitni pranë Fondit publik të Republikës së Sllovenisë për bursa, zhvillim, invaliditet dhe mbijetesë. Informacioni i kontaktit mund të gjendet këtu (në sllovenisht): http://www.sklad-kadri.si/en/info/kontakt/

 

Bursa nga kompanitë

ÇFARË

Qëllimi i bursës nga kompani të ndryshme është të lidhë punëdhënësit dhe studentët gjatë arsimimit të tyre. Kjo u mundëson kompanive të jenë më aktive në planifikimin afatëgjatë të edukimit dhe zhvillimit të punonjësve të ardhshëm. Këto bursa janë mesatarisht bursat më të larta të disponueshme në Slloveni, por në baza vjetore, megjithatë, nuk ndahen shumë.

KU

Studentët në nivel terciar mund të marrin informacion mbi bursat që kanë në dispozicion në mënyra të ndryshme. Informacioni mund të merret përmes “shkëmbimit” të Fondit publik të Republikës së Sllovenisë për bursa, zhvillim, invaliditet dhe mbijetesë. Informacionin keni në dispozicion këtu (vetëm në sllovenisht): http://www.sklad-kadri.si/en/change.html. Gjithashtu mund të kontrolloni edhe faqet e internetit të agjencive të zhvillimit rajonal ose të merrni informacion direkt nga punëdhënësit. Ndonjëherë bursat gjithashtu shpallen edhe në faqet e tyre të internetit, në gazeta, etj.

 

Bursat për sllovenët jashtë vendit që jetojnë në Slloveni gjatë studimeve të tyre

ÇFARË

Bursat për studimin e sllovenëve që jetojnë jashtë vendit, dhe që gjatë studimeve jetojnë në Slloveni, mund ti ndahen pjesëtarëve të komuniteteve pakicë sllovene në vendet fqinje dhe sllovenëve e sllovenkave anembanë botës që dëshirojnë të studiojnë në programet studimore të ciklit të parë ose të dytë në Slloveni. Përfituesit e këtyre bursave në përgjithësi kanë të drejtë për një strehim të subvencionuar në konviktet studentore.

KU

Konkursi për këto burse publikohet çdo vit në verë.
Aplikimi duhet të dorëzohet nga mbajtësit aktual të bursave, si dhe nga ata që dëshirojnë të marrin bursën për herë të parë. Aplikacionin duhet ta paraqitni pranë Fondit publik të Republikës së Sllovenisë për bursa, zhvillim, invaliditet dhe mbijetesë. Informacioni i kontaktit mund të gjendet këtu (në anglisht): http://www.sklad-kadri.si/en/info/contact/