Asistencë financiare për pjesëmarrjen në aktivitetet shkollore

ÇFARË

Shkolla fillore organizon një sërë aktivitetesh për fëmijët, si p.sh. shkolla në natyrë – program arsimor dy-ditor der pesë-ditor në një lokacion tjetër. Shpenzimet e disa prej këtyre programeve mbulohen nga prindërit. Nëse prindërit nuk mund t’i mbulojnë këto shpenzimet, shkolla u siguron ndihmë financiare.
Shpenzimet e shkollës së notit në klasën e pestë mbulohen nga Ministria e Arsimit.
Për aktivitete të tjera, shkolla ofron financim nga fondi i ashtuquajtur shkollor – është një kontribut solidariteti.

KUSH

Fëmijë nga familjet e rrezikuara sociale.

SI

Shkolla inkurajon prindërit që të paguajnë një kontribut vjetor në fondin e shkollës. Kontributi është fakultativ dhe paguhet vetëm nga prindërit që mund ta përballojnë atë. Paratë e mbledhura përdoren për të paguar aktivitetet e fëmijëve që vijnë nga familjet e rrezikuara sociale.

MIRË ËSHTË TA DINI

Të gjitha shkollat ​​fillore janë duke u përpjekur t’i mundësojnë të gjithë fëmijëve pjesëmarrjen në të gjitha programet e rregullta edukativo-arsimore.

KU

Shkolla ju dërgon ose dorëzon një urdhërpagesë.