Akomodimi dhe transporti publik i subvencionuar

ÇFARË

Në Slloveni ekzistojnë lloje të ndryshme të akomodimit të studentëve:

 

  • Konviktet e studentëve: Studentët ndërkombëtarë kanë mundësinë të qëndrojnë në disa lloje konviktesh me kapacitete të lira. Të gjitha dhomat janë dyshe dhe nxënësit gjithashtu ndajnë banjon dhe kuzhinën. Qasja në internet është në dispozicion në të gjitha konviktet. Çmimi i dhomës varet nga lloji dhe madhësia e dhomës. Çmimi mesatar për person në muaj për një dhomë dyshe është 80-160 EUR. Shtretëri i ndahen atyre studentëve që aplikojnë së pari. Nëse vini në Slloveni si një student privat ndërkombëtar, fatkeqësisht nuk mund të qëndroni në konviktet studentore universitare, përveç në Maribor.
  • Konvikte studentore private: Ka disa konvikte studentore private në Lubjanë. Ju mund t’i kontaktoni ata për akomodimin tuaj në një dhomë të vetme ose dyshhe.
  • Marrja me qira e një banese ose apartamenti privat: Opsioni më i mirë është të merrni me qera një dhomë private në një banesë të përbashkët studentore. Për shembull, në Lubjanë, çmimet e dhomave variojnë nga 150 deri në 200 euro, varësisht nëse është një dhomë e vetme ose dyshe.
  • Konvikt pasuniversitar në Lubjanë: ky akomodim është në dispozicion për studentër e programeve studimore pasuniversitare.