Themelimi i një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar (d.o.o.)

ÇFARË

Shoqërin me përgjegjësi të kufizuar (d.o.o.) është më së lehti ta themeloni online nëpërmjet pikës e-SPOT ku mund të rregulloni të gjitha formalitetet administrative në një vend. Procedura në pikën e-SPOT është e thjeshtë dhe e shpejtë, zgjat më pak se tre ditë dhe është falas. Ju nevojitet një certifikatë dixhitale. Portali e-SPOT është në sllovenisht. Ju gjithashtu mund të themeloni një kompani edhe personalisht në pikën SPOT. Kompanin mund ta regjistrojë çdokush. Procedura është e njëjtë për të gjithë qytetarët e BE-së, ZEE-së dhe Konfederatës Zvicërane. Nëse jeni shtetas i një vendi të tretë, do t’ju duhen dokumente shtesë.

 

MIRË ËSHTË TA DINI

Disa aktivitete ekonomike kërkojnë leje ose licenca nga autoritetet. Lista e plotë e lejeve dhe licencave është në dispozicion në faqen e internetit (në anglisht): http://eugo.gov.si/en/permits/

HAPI

HAPI 1: para regjistrimit

Nëse jeni shtetas i një vendi të tretë, para fillimit të procesit, do të keni nevojë për dokumentet e mëposhtme:

  • dokument identifikimi;
  • numri slloven tatimor për individët;
  • kapitali fillestar nëse biznesi juaj ka më shumë se një aksionar (p.sh. 50%, 1/3).

 

HAPI 2: regjistrimi në pikën e-SPOT

Procesi i thjeshtë i themelimit të d. o. o. mund të bëhet me një partner (një themelues) ose me disa partnerë (disa themelues). Vetëm një partner mund të regjistrojë kompaninë në e-SPOT. Pika e-SPOT do t’ju udhëheqë përmes procesit dhe ju do të merrni të gjitha dokumentet përkatëse për hapat e ardhshëm. Më shumë informata në lidhje me themelimin e d. o. o. në pikën e-SPOT, keni në faqet e internetit në vijim:
(në anglisht): http://eugo.gov.si/en/starting/business-registration/limited-liability-company-doo/
(në sllovenisht): http://eSPOT.gov.si/info/zacenjam/zelim-ustanoviti-podjetje/poslovne-oblike-podjetij/postopek-ustanovitve-enostavne-doo/

 HAPI 3: Hapja e një llogarie të përkohshme bankare

Hapni një llogari bankare të përkohshme me një kapital fillestar prej 7,500 EUR. Konfirmimi i pagesës së kapitalit fillestar duhet të dorëzohet personalisht ose të dërgohet nëpërmjet e-SPOT.

HAPI 4: Vendimi i regjistrimit

Brenda pak ditësh nga paraqitja e një kërkese në gjykatë, do të merrni një vendim regjistrimi. Mesatarisht, aplikacionet përpunohen brenda katër ditëve. Së bashku me vendimin e regjistrimit ju do të merrni edhe numrin tatimor të shoqërisë

HAPI 5: Hapja e një llogarie bankare

Pas marrjes së vendimit të regjistrimit, shkoni në bankë (ku keni investuar kapitalin fillestar) dhe ndryshoni llogarinë e përkohshme në një llogari të rregullt të biznesit.

KU

Lista e pikave SPOT dhe noterëve (në sllovenisht): http://eSPOT.gov.si/info/spot-tocke-in-notarji/
Več informacij o registraciji podjetja je na voljo na spletnih straneh (v slovenščini):
Më shumë informacion mbi regjistrimin e kompanisë keni në dispozicion në faqen e internetit në vijim
(në sllovenisht): http://eSPOT.gov.si/info/zacenjam/zelim-ustanoviti-podjetje/