Taksat

MIRË ËSHTË TA DINI

Regjimi i taksave në Slloveni varet nga natyra dhe përbërja e aktiviteteve të biznesit të kryera nga kompania. Kontributet mujore të sigurimeve shoqërore dhe pagesa paradhënie të tatimit mbi të ardhurat paguhen nga punonjësit nga pagat e tyre. Tatimi mbi të ardhurat paguhet nga banorët e Sllovenisë. Të ardhurat e tatueshme janë të gjitha të ardhurat e banorëve sllovenë, burimi i të ardhurave të të cilëve është në Slloveni dhe jashtë vendit dhe të ardhurat e jorezidentëve, burimi i të ardhurave të të cilit është në Slloveni.

Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH)

ÇFARË

Kjo është një taksë e konsumit, e cila shton vlerën përfundimtare të produktit. Ka dy nivele të taksave – norma standarde është 22 për qind dhe më e ulët është 9.5 për qind në varësi të shërbimit ose mallrave. Ju do të bëheni i detyrueshëm për të paguar tatimet nëse qarkullimi juaj vjetor tejkalon 50,000, EUR.

KU

Ministria e Financave, Administrata Financiare e Republikës së Sllovenisë, informata mbi TVSH mund të gjeni këtu në faqen e internetit: http://www.fu.gov.si/davki_in_druge_dajatve/podrocja/davek_na_dodano_vrednost_ddv/

Tatimi mbi të ardhurat e personave juridik

ÇFARË

Tatimpaguesit për tatim nga të ardhurat janë të gjithë personat juridikë, vendase dhe të huaja, me përjashtim Republikën e Sllovenisë dhe komunitetet lokale vetëqeverisëse. Personat juridikë të huaj janë të detyruar për tatimin mbi të ardhurat, të cilat ata arrijnë në një biznes ose nëpërmjet një biznesi në Slloveni. Bazë për tatimin është fitimi i njohur si një tepricë e të ardhurave të tatueshme mbi shpenzimet e pranuara tatimore.
Taksa paguhet në shkallën tatimore prej 19 përqind.
Baza e taksave mund të reduktohet duke aplikuar zbritjet tatimore.

KU

Ministria e Financave, Administrata Financiare e Republikës së Sllovenisë, zyra financiare në të cilën ndodhet personi juridik. Kontaktet mund ti gjeni në faqen e internetit (në sllovenisht): http://www.fu.gov.si/kontakti/

 

Tatimi mbi të ardhurat (vlerësimi vjetor)

ÇFARË

Tatimi në të ardhura është një taksë mbi të ardhurat e personave fizikë. Të gjitha të ardhurat janë të tatueshme, përveç atyre që nuk konsiderohen të ardhura sipas Ligjit të Tatimit në të Ardhurat dhe ata që janë të liruar nga tatimi mbi të ardhurat personale sipas këtij ligji.
Tatimi mbi të ardhurat në nivel vjetor përcaktohet me vendim nga Administrata Financiare e Republikës së Sllovenisë (FURS).

KU

Ministria e Financave, Administrata Financiare e Republikës së Sllovenisë, zyra financiare në të cilën jeni regjistruar në regjistrin e taksave. Kontaktet mund ti gjeni në faqen e internetit në vijim: (në sllovenisht): http://www.fu.gov.si/kontakti/

Kontributet e sigurimeve sociale

ÇFARË

Këto kontribute përfshijnë kontribute për pensionet, invaliditet dhe sigurimin shëndetësor, si dhe punësimin dhe lejen e  lehonisë. 16.1 përqind paguhen nga punëdhënësi, ndërsa 22.1 përqind nga të punësuarit.

KU

Ministria e Financave, Administrata Financiare e Republikës së Sllovenisë, zyra financiare në të cilën jeni regjistruar në regjistrin e taksave. Kontaktet mund ti gjeni në faqen e internetit në vijim: (në sllovenisht): http://www.fu.gov.si/kontakti/

Tatimi në pronë

ÇFARË

Tatimi paguhet nga personat fizikë që zotërojnë ose përdorin ndërtesat, pjesët e ndërtesave, apartamentet, garazhet dhe ambientet rekreative dhe relaksuese, pavarësisht nëse ato përdoren vetë ose jepen me  qira.
Baza tatimore zbritet për 160 m2 nëse pronari ose anëtari i tij i afërt i familjes, në vitin para vitit, për të cilën vendoset tatimi, ka banuar duke e përdorur si zonë banimi. Shkalla e tatimit për objektet e biznesit varion nga 0.15 në 1.25 për qind.

KU

Ministria e Financave, Administrata Financiare e Republikës së Sllovenisë, zyra financiare në të cilën është e  regjistruar palujtshmëria. Kontaktet mund ti gjeni në faqen e internetit në vijim: (në sllovenisht): http://www.fu.gov.si/kontakti/

Taksa e tregtimit të pasurive të paluajtshme

ÇFARË

Tatimi vendoset për shitjen e pronës nga çmimi i shitjes së pasurisë një shumë prej 2 përqind, kur nuk është llogaritur TVSH. Tatimpaguesi është shitësi i pasurisë së patundshme, megjithatë sipas kontratës tatimi mund të merret përsipër edhe nga blerësi. Për disa lloje të transferimit të pasurive të paluajtshme, është i mundshëm përjashtimi nga tatimi.

KU

Ministria e Financave, Administrata Financiare e Republikës së Sllovenisë, zyra financiare në të cilën është e  regjistruar patundshmëria. Kontaktet mund ti gjeni në faqen e internetit në vijim: (në sllovenisht): http://www.fu.gov.si/kontakti/

 

Akciza

ÇFARË

Akciza aplikohet për produktet e duhanit, alkoolit dhe pijet alkoolike, produktet energjitike dhe elektrike (vajra minerale, gaz natyror, qymyr dhe koks). Akciza paguhet për produktet e akcizës, bërë në Slloveni, importuar nga vendet e treta ose të blera nga një Shtet tjetër Anëtar i BE-së, nëse janë të destinuara për konsum në Slloveni.

Udhëtarët që udhëtojnë drejt Bashkimit dhe midis Shteteve Anëtare të Bashkimit janë subjekt i përjashtimeve të caktuara për pagesën e akcizës dhe doganës. Më shumë informacion për përjashtimet (në anglisht):
http://www.fu.gov.si/en/customs/areas_of_work/travellers/

KU

Ministria e Financave, Zyra e Administratës Financiare e Republikës së Sllovenisë, përgjegjëse për vendin tuaj të banimit, gjeni në faqen e internetit në vijim: http://www.fu.gov.si/kontakti/

Dogana

ÇFARË

Tarifat doganore llogariten për produktet e importuara në territorin doganor të Bashkimit nga vendet e treta që nuk janë pjesë e kësaj zone. Normat përcaktohen nga Tarifa e Përbashkët Doganore e Bashkimit Evropian dhe i nënshtrohen legjislacionit të përbashkët doganor të BE-së.

KU

Ministria e Financave, Administrata Financiare e Republikës së Sllovenisë, Zyra përgjegjëse për vendin tuaj të banimit, i gjeni në faqen e internetit: http://www.fu.gov.si/kontakti/