Statusi afatgjatë për rezident

ÇFARË

Nëse jeni mbajtës i lejës së qëndrimit të përhershëm pas pesë vjet qëndrimi të vazhdueshëm ligjor në Slloveni dhe përmbushni kërkesat e tjera ligjore, mund t’ju jepet statusi afatgjatë për rezident. Statusi afatgjatë i rezidentit në Slloveni shënohet në lejen e qëndrimit tuaj të përhershëm. Ky status ju mundëson të keni qasje më të lehtë në tregun e punës në shtetet e tjera anëtare të BE-së dhe është një hap më afër marrjes së shtetësisë sllovene.

SI

Kërkesa për statusin afatgjatë për rezidenti mund të paraqitet në njësinë administrative në zonën në të cilin qëndroni. Kusht për marrjen e statusit afatgjatë të rezidentit është të banoni në Slloveni vazhdimisht dhe në mënyrë të pandërprerë për pesë vjet. Qëndrimit ligjor në Slloveni është qëndrimi në bazën e statuseve dhe procedurave të mëposhtme: kërkesa për vazhdimin e lejes së qëndrimit të përkohshëm, kërkesa për lejën e rinovuar të qëndrimit të përkohshëm, leja e qëndrimi të përkohshëm dhe leja e qëndrimit të përhershëm. Gjithashtu jeni të detyruar të plotësoni kushtet tjera, ndërkohë që nuk duhet të ketë bazë për refuzimin e lëshimit të lejës së qëndrimit. Nëse keni marr një leje qëndrimi të përhershëm para se të keni përfunduar qëndrimin e pandërprerë pesëvjeçar në Slloveni, në bazë të ligjit që rregullon statusin e shtetasve të shteteve të tjera pasardhëse të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ) në Slloveni, apo në bazë të ligjit që rregullon strehim të përkohshëm, ju mund të merrni statusin e mëvonshëm afatgjatë të rezidentit, mirëpo vetëm duke plotësuar kushtet e përcaktuara me Ligj.
Statusin afatgjatë të rezidentit mund ta përfitoni edhe në rast se ju është miratuar mbrojtja ndërkombëtare në Slloveni ose në ndonjë shtet tjetër anëtar të Bashkimit Evropian. Si pjesë e periudhës së nevojshme pesëvjeçare të qëndrimit ligjor të pandërprerë në Slloveni, llogaritet gjysma e periudhës së qëndrimit tuaj me statusin e mbrojtjes ndërkombëtare. Nëse periudha juaj e aplikimit është më e gjatë se 18 muaj, kjo periudhë në tërësi konsiderohet si pjesë e qëndrimit të nevojshëm ligjor të pandërprerë pesëvjeçar në Slloveni. Më shumë informacion mbi statusin afatgjatë të rezidentit mund të gjeni këtu (në anglisht dhe sllovenisht)
http://www.mnz.gov.si/en/services/slovenia_your_new_country/residence_permit_for_the_third_country_national/permanent_residence_permit/

MIRË ËSHTË TA DINI

Nëse ju është miratuar mbrojtja ndërkombëtare në një shtet tjetër anëtar të Bashkimit Europian, ju mund të merrni statusin afatgjatë të rezidentit në Slloveni nëse mbrojtja ndërkombëtare në atë vend ende nuk ka përfunduar, nëse në mënyrë ligjore keni qëndruar në Slloveni për një periudhë të vazhdueshme pesëvjeçare dhe nëse plotësoni të gjitha kushtet lidhur me lejen.

KU

Listën e njësive administrative mund ta gjeni këtu (në sllovenisht): http://www.upravneenote.gov.si/