Shitja e kompanisë

ÇFARË

Ju mund të shisni një kompani të themeluar (funksionuese) përsova të tjerë. Duhet të keni dëshmi se biznesi juaj nuk ka detyrime të fshehura. Ju mund ta shisni kompaninë në disa mënyra. Ju mund ta shisni vetë ose të punësoni një kompani për ta bërë atë për ju. Nëse e shisni vetë, mund ta komunikoni atë publikisht përmes mediave të ndryshme të biznesit dhe medias në industrinë tuaj. Mos harroni se shitja e kompanisë është një informacion i ndjeshëm andaj ndoshta është më mirë ta mbani diskrete. Keni parasysh se mund të huazoni një kompani të specializuar për t’ju ndihmuar me shitjen. Procesi i shitjes së një biznesi është i vështirë dhe ndonjëhere edhe afatgjatë. Kërkon të paktën hapat e mëposhtëm:

  • përgatitjen e kompanisë për shitje;
  • vlerësimin e kompanisë;
  • reklamimin e shitjes së kompanisë;
  • kualifikimet e klientëve;
  • pasqyrën e gjendjes;
  • negociatat;
  • verifikim i hollësishëm;
  • nënshkrimin e një kontrate shitjeje.

Procesi i shitjes përfundon kur me blerësin nënshkruani një kontratë shitjeje. Duhet të bëhet transferimi dhe të merret vendimi i gjykatës.

KU

Odat noteriale të Sllovenisë
(në sllovenisht): http://www.notar-z.si/poisci-notarja
(në anglisht): http://www.notar-z.si/en/find-a-notary
(në gjermanisht): http://www.notar-z.si/de/notarsuche

Gjykata e Qarkut – Regjistri gjyqësor
(në sllovenisht): http://www.sodisce.si/javne_knjige/sodni_register/