Ndërprerja e statusit të vetëpunësuarit

ÇFARË

Nëse doni të pushoni statusin tuaj të vetëpunësimit, ju duhet të informoni palët e interesit, si partnerët e biznesit dhe kreditorët. Ju duhet të shlyeni të gjitha detyrimet ndaj klientëve dhe furnizuesve.

HAPAT

HAPI 1: Fshirja nga Regjistri i Bizneseve të Sllovenisë
Kërkesa për fshirje nga Regjistri i Bizneseve të Sllovenisë duhet të dorëzohet së paku 15 ditë para datës së kërkuar të fshirjes nga regjistri. Kërkesa për fshirje mund të dorëzohet nga vetë sipërmarrësi ose një person i autorizuar. Kërkesa për anulim mund të dorëzohet përmes portalit SPOT – Pika sllovene e biznesit. 

HAPI 2: Detyrimet ndaj Administratës Financiare të Republikës së Sllovenisë
Brenda 60 ditëve nga data e ndërprerjes së veprimtarisë, sipërmarrësi duhet të paraqesë në Administratën Financiare të Republikës së Sllovenisë një vlerësim tatimor për pagesën e paradhënies së tatimit mbi të ardhurat e vetëpunësimit në datën e ndërprerjes. Vlerësimi  duhet të pasqyroj të ardhurat dhe shpenzimet e bëra deri tek data e ndërprerjes së veprimtarisë. Dokumentet mund të dorëzohen përmes sistemit eDavki, i cili përshkruan të gjitha detyrimet e sipërmarrësit dhe procedurat për dorëzimin e vlerësimit. 

HAPI 3: Ndërprerja e sigurimit
Pas fshirjes nga Regjistri i Bizneseve të Sllovenisë, sipërmarrësi duhet të çregjistrohet edhe nga sistemi i sigurimeve brenda tetë ditëve pas datës së fshirjes.
Për tu çregjistruar, duhet të plotësoni formularin M2, që pranohet nga sipërmarrësi së bashku me formularin M1 gjatë regjistrimit në sistemin e sigurimeve. Sipërmarrësit mund të kryej fshirjen personalisht në një njësi rajonale ose në mënyrë elektronike përmes portalit SPOT.

KU

Agjencia e Republikës së Sllovenisë për Regjistrimet Ligjore dhe Shërbimet Publike – Ajpes https://www.ajpes.si
Listën e pikave SPOT-it dhe noterëve e gjeni këtu:
(në sllovenisht): http://eSPOT.gov.si/info/SPOT-tocke/
Zyra e Administratës Financiare të Republikës së Sllovenisë pranë Ministrisë së Financave, përgjegjëse për vendin tuaj, mund ta gjeni në faqen e internetit (në gjuhën sllovene): http://www.fu.gov.si/kontakti
Faqja e internetit e Institutit të Sigurimeve Shëndetësore të Sllovenisë është (në sllovenisht): http://www.zzzs.si/