Mbyllja e biznesit

ÇFARË

Ju mund ta mbyllni kompaninë për një numër arsyesh. Disa prej tyre janë: falimentimi, bashkimi me një kompani tjetër, kalimi i periudhës për të cilën është themeluar shoqëria, dalja në pension e mbajtësit. Koha e mbylljes varet nga forma ligjore dhe organizative e kompanisë.

KUR

Kompania mund të mbyllet në Slloveni vullnetarisht ose me forcë.

 

Mbyllja është vullnetare:

 

  • nëse afati për të cilin është themeluar kompania mbaron;
  • në bazë të një vendimi të lëshuar nga aksionarët;
  • në rast të vdekjes ose ndërprerjes së veprimtarisë së aksionarit, përveç kur parashikohet ndryshe në kontratën me aksionarët;
  • në bazë të përfundimit të kontratës me aksionarët ose në raste të tjera të përcaktuara me ligj.

Mbyllja me forcë:

  • falimentim;
  • në bazë të një vendimi të gjykatës;
  • nëse ka vetëm një aksionar në kompani, përveç kur aksionari merr një anëtar të ri dhe vazhdon aktivitetin si sipërmarrës.

MIRË ËSHTË TA DINI

Këto procedura janë të përgjithshme për të gjitha llojet e bizneseve. Mund të ndodhë që forma e kompanisë ka veçoritë e veta. Rekomandohet që të konsultoheni paraprakisht me autoritetet kompetente dhe ekspertët.
Më shumë informacion mund të gjeni në faqen e internetit:
(në anglisht): http://eugo.gov.si/en/closing-down/when-can-you-close-a-business/

HAPAT

Hapat për mbylljen e kompanisë janë të përshkruar në veçanti për të gjitha format e subjektit si dhe për ndërmarrësin e pavarur (s. p.) (2.2.5.b dhe 2.2.5.c).

KU

Odat noteriale të Sllovenisë
(në anglisht): http://www.notar-z.si/en/find-a-notary
(në sllovenisht): http://www.notar-z.si/poisci-notarja
(në gjermanisht): http://www.notar-z.si/de/notarsuche

Gjykata e Qarkut – Regjistri gjyqësor
(në sllovenisht): http://www.sodisce.si/javne_knjige/sodni_register/
Listën e pikave SPOT dhe noterëve e gjeni këtu:
(në sllovenisht): http://eSPOT.gov.si/info/SPOT-tocke/

Më shumë informacion mbi regjistrimin e kompanisë gjeni këtu:
(në sllovenisht): http://eSPOT.gov.si/info/zacenjam/zelim-ustanoviti-podjetje/
(në anglisht): http://eugo.gov.si/en/starting/business-registration/