Marrja e patundshmërisë me qira në Slloveni

ÇFARË

Për të marrë një pronë me qira, kontaktoni drejtpërdrejtë pronarin e kësaj prone ose pronën kërkojeni duke përdorur një agjenci të pasurive të patundshme. Para se të shpërnguleni aty, duhet të nënshkruani një kontratë me shkrim që zakonisht përfshin informacionin e mëposhtëm:

  • informacionin tuaj personal, të dhënat personale të banorëve të tjerë që janë mbi 18 vjeç dhe informacionin personal të pronarit të pronës,
  • përshkrimin e banesës (gjendja në të cilën është banesa dhe nëse është e mobiluar),
  • të gjitha kostot e qirasë, duke përfshirë taksat dhe kostot e mallrave publike (energji elektrike, ujë, gaz, etj)
  • shuma e sigurisë,
  • kohëzgjatja e qirasë,
  • të drejtat dhe përgjegjësitë e banorëve dhe të pronarit.

Qiramarrësi ka të drejtë:

  • të qëndrojë në banesë,
  • të përdori pronën në përputhje me marrëveshjen e qirasë,
  • të bëjë renovimet e nevojshme me shpenzimet e tij, të cilat pastaj zbriten nga pagesa e qirasë.

Qiramarrësi duhet:

  • të informojë pronarin në lidhje me gabimet apo shqetësimet (reale ose ligjore) që pronari duhet ti rregullojë,
  • të lejon pronarin të hyjë në banesë së paku dy herë në vit, me ç’rast pronari e informon qiramarrësin paraprakisht për të kryer kontrollet dhe riparimet e nevojshme,
  • të marrë pëlqimin e pronarit nëse në banesë qëndron një mysafir për më shumë se gjashtëdhjetë ditë në një periudhë tre mujore,
  • mbuluar shpenzimet e dëmit që rrjedhin nga neglizhimi i banesës.

Qiramarrësi nuk guxon:

  • pa pëlqimin e pronarit të ndryshon ose rinovon banesën, mobiljet dhe pajisjet,
  • të jepë banesën me qira personit të tretë pa pëlqimin e pronarit me shkrim.

KUSH

Gjithkush që është mbi 18 vjeç.

KUR

Për të gjetur vendbanimin e duhur, mund t’ju duhet pak kohë. Filloni të kërkoni herët, veçanërisht në qytete. Çmimet mund të rriten në fund të verës, kur banesat zakonisht janë shumë të kërkuara nga një numër i madh studentësh, kështu që është mirë të filloni të kërkoni një patundshmëri para kësaj kohe.

MIRË ËSHTË TA DINI

Agjencitë e pasurive të patundshme do t’ju obligojnë me pagesë për shërbimet e tyre.

HAPI

HAPI 1 – kërkimi i pronës: Kur kërkoni një pronë, agjensitë private që janë të angazhuara në blerjen, shitjen ose dhënien me qira të pasurive të patundshme mund t’ju ndihmojnë, por gjithashtu mund të shihni edhe reklama në media të shtypura dhe në internet. Çmimet e pasurive të patundshme varen nga vendndodhja, madhësia, mosha dhe instalimet e pronës në fjalë, të cilat vazhdimisht ndryshojnë në përputhje me ofertën dhe kërkesat. Çmimet e pasurive të patundshme janë më të lartat në kryeqytet Lubjanë dhe në bregdet.

HAPI 2Marrja me qira: Për të marrë me qira një pronë dhe për të nënshkruar një marrëveshje qiraje, ju nevojitet vetëm një dokument identifikimi i vlefshëm. Regjistrimi i marrëveshjes së qirasë dhe pagesa e tatimit bëhet nga pronari. Nëse vendosni të merrni me qira një banesë, zakonisht nënshkruani një kontratë me pronarin, e cila duhet të vërtetohet nga një noter. Kushtet për marrjen me qira të një banese komunale jofitimprurëse është shtetësia sllovene.

HAPI 3 – Lajmërimi i adresës së përkohshme: Pas nënshkrimit të kontratës, ju duhet të lajmëroni qëndrimin tuaj të përkohshëm brenda tri ditëve. Lajmërimi është i detyrueshëm dhe pa pagesë, të cilin mund ta bëni personalisht në Njësinë administrative të Republikës së Sllovenisë ose në portalin e E-Administrata në qoftë se keni një certifikatë dixhitale. Kur aplikoni, do t’ju duhet të dorëzoni një dokument identiteti të vlefshëm dhe një dokument që tregon se mund të banoni në adresën e specifikuar (kontratë qiraje, marrëveshje me shkrim me pronarin e pronës). Regjistrimi i vendbanimit të përkohshëm është i vlefshëm për një vit. Pas kësaj periudhe, ju duhet të rinovoni aplikacionin brenda tetë ditëve.