Lista e shërbimeve për ndihmë dhe projekte në mbështetje të biznesit

Agjencia e Republikës së Sllovenisë për Regjistrimet Ligjore Publike dhe Shërbime - Ajpes

ÇFARË

Ajpesi e menaxhon Regjistrin e Bizneseve të Sllovenisë si një bazë të dhënash publike qendrore të të gjitha subjekteve afariste, filialeve të tyre dhe pjesëve të tjera të subjekteve afariste në Slloveni që kryejnë një veprimtari fitimprurëse ose jofitimprurëse.

KU

Më shumë informacione keni në dispozicion në faqen e internetit (në anglisht):. https://www.ajpes.si/?language=english

SPOT pika sllovene të biznesit

ÇFARË

Në kuadrin e shërbimeve mbështetëse të shtetit për subjektet afariste, është prezantuar një sistem i ri kombëtar SPOT, pikat sllovene të biznesit. Nën kujdesin e Pikës sllovene të biznesit, gradualisht është duke kaluar edhe sistemi ekzistues SPOT, si pika dhe portali për kompanitë dhe sipërmarrësit e-SPOT. Të gjitha shërbimet e ofruara nga pikat SPOT janë pa pagesë. Ngarkohen shërbimet noteriale.

KU

Lista e pikave SPOT dhe noterëve publik (në gjuhën sllovene): http://eSPOT.gov.si/info/sistem-spot/

Inkubatorët e biznesit në Slloveni

ÇFARË

Një inkubator biznesi është një organizatë e dizajnuar për të nxitur rritjen dhe suksesin e kompanive duke ofruar mbështetje të ndryshme. Në inkubatorin e ndërmarrjes do të gjeni të gjitha llojet e ekspertizës në tema të ndryshme që do t’ju udhëheqin përmes procesit të themelimit të kompanisë suaj. Mbështetja e një inkubatori sipërmarrës ndihmon jo vetëm në fillimin e një biznesi, por në të vërtetë mund të rrisë shanset edhe për sukses të mëtejshëm.

KU

Lista e inkubatorëve sipërmarrës, inkubatorë universiteti dhe parqe teknologjike në Slloveni është në dispozicion në faqen e internetit (në gjuhën sllovene): ): https://www.podjetniski-portal.si/ustanavljam-podjetje/inovativno-okolje/Evidenca-subjektov-inovativnega-okolja

Dhoma e Artizanatit dhe Biznesit të Vogël të Sllovenisë

ÇFARË

Është një organizatë ombrellë që përfshin një sistem të dhomave të zanateve dhe bizneseve.

KU

Dhoma e Artizanatit dhe Bizneseve të Vogla të Sllovenisë (Chamber of Craft and Small Business of Slovenia)
Celovška cesta 71, 1000 Ljubljana
Telefoni: +386 1 583 05 01
http://www.ozs.si
Email: info@ozs.si

Oda e Tregtisë dhe Industrisë së Sllovenisë

ÇFARË

Ofron shërbime për kompanitë që operojnë në Slloveni dhe u ofron anëtarëve të saj qindra ekspertë dhe specialistë nga shumë sektorë në Slloveni, si tregtia, industria, turizmi dhe shërbimet.

KU

Oda e Tregtisë dhe Industrisë së Sllovenisë (Chamber of Commerce and Industry of Slovenia)
Dimičeva 13, 1504 Ljubljana
Telefoni: 386 1 5898 000
https://www.gzs.si/eng
Email: info@gzs.si