Inkubatorët e biznesit në Slloveni

ÇFARË

Inkubator biznesi është një organizatë e dizajnuar për të nxitur rritjen dhe suksesin e kompanive duke ofruar mbështetje të ndryshme. Në inkubatorin e bizneseve do të gjeni të gjitha llojet e ekspertizës në tema të ndryshme që do t’ju udhëheqin përmes procesit të themelimit të kompanisë suaj. Mbështetja e një inkubatori biznesi nuk ju ndihmon vetëm në fillimin e një biznesi, por ai në të vërtetë mund edhe të rrisë shanset për sukses.

KUSH

Inkubatorin e biznesit mund ta vizitojë kush do që ka një ide biznesi.

SI

Ofrojnë mbështetje, burime dhe shërbime, të tilla siç hapësirë ​​për zyre, kapital, mentorim, shërbime të përbashkëta, lidhje për rrjetëzim, konsultim. Ndoshta do t’ju kërkohet të paguani një tarifë për anëtarësim ose pagesë për të përdorur shërbimet e tyre.

KU

Lista e inkubatorëve të biznesit, inkubatorëve të universiteteve dhe parqeve të teknologjisë në Sllovenisë, në faqen e internetit në vijim (në dispozicion vetëm në sllovenisht): https://www.podjetniski-portal.si/ustanavljam-podjetje/inovativno-okolje/Evidenca-subjektov-inovativnega-okolja