Dëmshpërblimi dhe ndihma për aksidentet dhe lëndimet në punë

Dëmshpërblimi për lëndime në punë

ÇFARË

Në rast aksidenti në punë, ju keni të drejtë për dëmshpërblim financiar. Dëmtimi në punë do të thotë që ju jeni lënduar gjatë procesit të punës, në rrugën drejt ose nga puna, nëse transporti është organizuar nga punëdhënësi ose kur jeni në një udhëtim pune. Ju mund të kërkoni kompensim nëse aksidenti nuk ka ndodhur për shkak të neglizhencës tuaj. Dëmshpërblimi jepet vetëm nëse është bërë regjistrimi i dëmtimit tuaj.
Dëmshpërblimi paguhet nga shoqëria e sigurimit nëse punëdhënësi juaj ka lidhur sigurimin në rast të lëndimit në punë dhe sigurimit kolektiv të aksidenteve, dhe nëse i ka paraqitur të gjitha masat e nevojshme të sigurisë në punë. Nëse punëdhënësi juaj nuk ka bërë sigurim, ju nuk mund të bëni padi kundër tij.
Për të kërkuar dëmshpërblim, ju nevojiten dokumentet e mëposhtme: Formulari ER-8 (Raporti i lëndimit në punë), procesverbali i shkruara i aksidentit, kopjet e dokumenteve mjekësore ose certifikatën shëndetësore, deklaratat e dëshmitarëve, certifikatën mjekësore e mjekut tuaj, raportin tuaj të aksidentit dhe faturat.

KU

Dëmshpërblimin e kërkoni nga kompani private e sigurimeve ku punëdhënës juaj ka lidhur një marrëveshje sigurimi për raste dëmtimi në punë.
Rreth lëndimeve në punë mësoni më shumë këtu: http://www.visokaodskodninaplaninsec.si/nezgoda-na-delovnem-mestu

Kompensimi i pagës gjatë mungesës së përkohshme nga puna - sigurimi shëndetësor

ÇFARË

Nëse ju sëmuheni, punëdhënësi ju paguan kompensimin e pagës nga asetet e kompanisë tuaj për 30 ditët e para gjatë një mungese të përkohshme nga puna. Ju duhet t’i paraqisni punëdhënësit certifikatën e pushimit mjekësor të lëshuar nga mjeku juaj.
Nëse mungesa juaj është më e gjatë se 30 ditë, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor do t’ju paguajë pagën pas marrjes së mendimit të një mjeku ose një komisioni të përshtatshëm shëndetësor të Institutit të Kujdesit Shëndetësor. Shuma e kompensimit të pagave varet nga paga mesatare mujore e personit të siguruar dhe nga ndihmat në vitin para vitit në të cilin ndodh mungesa e përkohshme nga puna.
Më shumë informacion në lidhje me rimbursimin është në dispozicion në faqen e internetit në vijim
https://zavarovanec.zzzs.si/wps/portal/portali/azos/nadomestila/nadom_place/nadom_visina/

KU

Organi kompetent është Instituti i Sigurimeve Shëndetësore të Sllovenisë.
Instituti i Sigurimeve Shëndetësore të Sllovenisë – lista e personave kontaktues (në sllovenisht): http://www.zzzs.si/imenik

Rehabilitimi pas lëndimit në punë

ÇFARË

Në rast të lëndimeve të rënda në punë që rezultojnë me paaftësi të përhershme për punë, ju keni të drejtë për mbështetje të ndryshme mjekësore dhe profesionale. Çfarë lloj mbështetjeje do të merrni varet nga shkalla e lëndimit dhe nëse jeni përfshirë në sigurimin pensional dhe invalidor. Ju mund të ushtroni të drejtat e mëposhtme:

  • Të drejtat që ju kërkoni në bazë të sigurimit të detyrueshëm të pensionit dhe invaliditetit në Institutin për sigurim pensional dhe invalidor
  • Të drejtat që ju kërkoni në bazë të regjistrimit në regjistrin e të papunëve në Entin e Republikës së Sllovenisë për Punësim

Lexoni më shumë në kapitullin 5.4.2.a “Të Drejtat dhe Punësimi”.

 

KU

Për më shumë informacion mbi shëndetin dhe rehabilitimin profesional në rast të lëndimeve në punë, kontaktoni Institutin e Sigurimeve të Pensionit dhe Invaliditetit të Sllovenisë dhe Entin e  Republikës së Sllovenisë për Punësim

Instituti i Sigurimeve Shëndetësore të Sllovenisë https://www.zpiz.si/cms/?ids=content&inf=25

Instituti ie Sigurimeve të Pensionit dhe Invaliditetit të Sllovenisë – ZPIZ
Kolodvorska ulica 15
1000 Ljubljana
Tel.: +386 1 474 51 00
https://www.zpiz.si/cms/?ids=zpizen
Email: informacije@zpiz.si

Enti i Republikës së Sllovenisë për Punësim – lista e kontakteve dhe adresave: https://www.ess.gov.si/kontakt