Çfarë duhet të bëni në rast të lëndimit

ÇFARË

MIRË ËSHTË TA DINI

HAPI

HAPI 1: Nëse një lëndim ndodh në punë, duhet ta lajmëroni atë pranë Inspektoratit të Punës të RS-së. Në rast aksidenti, punëdhënësi menjëherë duhet të plotësoj të ashtuquajturin formularin ER-8 në katër kopje. Të gjitha kopjet duhet të nënshkruhen nga personi i dëmtuar, dëshmitari dhe punëdhënësi.

Më shumë për këtë mund të lexoni në faqen e internetit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (në sllovenisht): http://www.nijz.si/sl/podatki/prijava-poskodbe-pri-delu

HAPI 2: Nëse është e mundur, merrni kopjet e formularit ER-8 me vete tek mjeku ose në spital, ose kërkoni që dikush ti sjellë ato.

HAPI 3: Mjeku juaj e plotëson formularin ER-8 me informacionin tuaj shëndetësor dhe ia dërgon atë punëdhënësit tuaj dhe shërbimeve të tjera përkatëse.

HAPI 4: Nëse e keni raportuar lëndimin në përputhje me procedurën e përshkruar, ju mund të kërkoni rimburësimin e sigurimi shëndetësor. Nëse nuk e raportoni lëndimin, nuk mund të kërkoni rimburësimin e sigurimit.

Çfarë duhet të bëni në rast të lëndimit

ÇFARË

Nëse jeni lënduar në punë ose në rrugë për në ose nga puna, kontaktoni mjekun tuaj, spitalin më të afërt ose telefononi numrin e emergjencës 112. Nëse lëndimi është shumë i rend, menjëherë kontaktoni mjekun ose shkoni në spital. Tek mjeku ju duhet karta e sigurimi shëndetësor – sigurohuni që gjithmonë ta keni atë me vete.

KU

Lista e spitaleve në Slloveni. Për lëndime të lehta mund të shkoni në një qendër shëndetësore.
http://www.abczdravja.si/index.php/bolnisnice-v-sloveniji

Lista e qendrave shëndetësore në Slloveni: : http://www.abczdravja.si/index.php/zdravstveni-domovi-v-sloveniji
Informacioni mbi procedurën për punëdhënësin, në rast të lëndimit në punë, është në dispozicion në institutin e mëposhtëm:
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik
Trubarjeva 2
1000 Ljubljana

Tel.: +386 1 2441 400
http://www.nijz.si
Email: info@nijz.si

Dëmshpërblimi në para

ÇFARË

Nëse jeni i përfshirë në politikën e sigurimit të detyrueshëm të pensionit dhe invaliditetit, ju mund të kërkoni të drejta të ndryshme në rast të lëndimit në punë, rezultati i të cilit është përfitime në para.

  • Pensioni invalidor, nëse aftësia juaj e kufizuar është aq e rëndë sa që nuk jeni më në gjendje të punoni,
  • Ndihmë për invaliditet nëse keni statusin e invalidit,
  • Invaliditet nëse keni një paaftësi fizike.

Më shumë informacion rreth dëmshpërblimit në para lexoni këtu:
Instituti për Sigurimin Pensional dhe Invalidor të Sllovenisë: https://www.zpiz.si/cms/?ids=content&inf=25

KU

Për më shumë informacion mbi përfitimet në para në rast të lëndimit në punë, mund të kontaktoni institucionet e mëposhtme:
Instituti për Sigurimin Pensional dhe Invalidor të Sllovenisë
https://www.zpiz.si/cms/?ids=content&inf=25  

Instituti për Sigurimin Pensional dhe Invalidor – ZPIZ
https://www.zpiz.si/cms/?ids=content&inf=25
Kolodvorska ulica 15
1000 Ljubljana
Tel.: +386 1 474 51 00

https://www.zpiz.si/cms/?ids=zpizen

E-naslov: informacije@zpiz.si
Qendra për punë sociale (Centre of social work)
Listën e qendrave për punë sociale e gjeni këtu: https://www.scsd.si/seznam-centrov-za-socialno-delo.html