Biznes pasditor/plotësues s. p.

ÇFARË

Në Slloveni, punësimi me orar të plotë mund të kombinohet me vetëpunësim duke regjistruar një biznes pasditor/plotësues të ndërmarrësit të pavarur. Kjo do të thotë që ju mund të jeni të punësuar (në një kompani që paguan kontributet tuaja të sigurimeve shoqërore dhe taksat), por në të njëjtën kohë ju kryeni aktivitete të pavarura të biznesit jashtë orarit normal të punës. Statusi ligjor, të drejtat dhe detyrat e një ndërmarrësi të pavarur për punën pasditore/plotësuese janë të njëjta si për ndërmarrësin e pavarur të zakonshëm. Diferenca është në nivelin e kontributeve të paguara.

KUSH

Biznes pasditor/plotësues të s. p. ju mund të aplikoni nëse jeni të punësuar me orar të plotë me një kompani të caktuar (40 orë në javë). Nëse jeni i punësuar me orarë të të pjesshëm ose nëse jeni student ose pensionist, nuk mund të aplikoni.

SI

Mënyra më e lehtë për të regjistruar biznesin tuaj është një aplikim elektronik në portalin e-SPOT, i cili është portal kombëtar për subjektet afariste. Ju gjithashtu mund ta aplikoni personalisht në njërën nga pikat SPOT.
Për të përfunduar procesin e regjistrimit, do t’ju duhet një dokument i vlefshëm identifikimi dhe një numër tatimor.

Procesi përbëhet nga tre hapa:

  • Biznesin e regjistroni në Regjistrin e Bizneseve të Sllovenisë (formulari Ajpes),
  • Në lidhje me regjistrimin informoni Administratën Financiare (formulari FURSD), në formular shënoni që sigurimet do të paguhen nga një burim tjetër,
  • Duhet të bëni sigurimin në rast aksidentesh dhe sigurimin për raste sëmundjesh profesionale (formulari M12).

 

MIRË ËSHTË TA DINI

Nëse koha juaj e punës si ndërmarrës tejkalon 40 orë në muaj, do t’ju kërkohet të paguani kontributet e sigurimeve shoqërore (pension, paaftësi, sigurim shëndetësor dhe sigurim papunësie) si dhe shpenzimet e kontabilitetit dhe menaxhimit të një llogarie bankare. Për disa aktivitete të specializuara, ju duhet të dorëzoni certifikata apo licenca specifike (për shembull, për aktivitete ushqimore ose shëndetësore). Për më shumë informacion mbi lejet dhe licencat, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të pikës së vetme kontaktuese për subjektet e biznesit të huaj Slovenian Business Point (në anglisht): http://eugo.gov.si/

KU

Si sipërmarrës i pavarur pasditor/plotësues, më së lehti do të regjistroheni me një kërkesë elektronike në portalin kombëtar e-SPOT për personat komercialë, personalisht në pikat e SPOT në të gjithë Slloveninë.

KUJDES

Si sipërmarrës i pavarur, ju jeni personalisht përgjegjës për të gjitha aktivitetet dhe borxhet e kompanisë suaj.