Aplikacion për regjistrim në regjistrin tatimor (marrja e një numri tatimor)

ÇFARË

Numri tatimor mund të merret nga një person fizik.

KUSH

Personi fizik i cili nuk ka qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm në Republikën e Sllovenisë (personi fizik i huaj), duhet të plotësojë kërkesën për regjistrim në regjistrin tatimor kur ai në këtë fushë merr të ardhura të tatueshme ose kur ai zotëron një pasuri të tatueshme të luajtshme ose të paluajtshme.
Më shumë informacion mbi regjistrimin (për të huajt) e një personi fizik në regjistrin tatimor keni në dispozicion në faqen e internetit të FURS
(në gjuhën sllovene):
http://www.fu.gov.si/davki_in_druge_dajatve/poslovanje_z_nami/vpis_v_davcni_register_in_
davcna_stevilka/   dhe
(në gjuhën angleze):
http://www.fu.gov.si/en/taxes_and_other_duties/work_with_us/entry_into_the_tax_register_a
nd_tax_number/.

SI

Ju mund të merrni një numër tatimor slloven për një person fizik (të huaj) në mënyrë duke plotësuar dhe nënshkruar formularin DR-02 dhe së bashku me provat tjera i dorëzoni në çdo zyrë financiare (përveç Byroja e Posaçme dhe e Përgjithshme Financiare), personalisht ose nga një personi i autorizuar, me postë (të zakonshme) ose në mënyrë elektronike nëpërmjet shërbimit elektronik të FURS eDavki si dokument personal. Në rast se kërkesa për regjistrim në regjistrin e tatimeve dorëzohet nga një i autorizuar për personin fizik të huaj, i autorizuari duhet gjithashtu të paraqesë edhe autorizimin.

KU

Ministria e Financave, Administrata Financiare e Republikës së Sllovenisë, çdo zyrë financiare (përveç
Byroja e Posaçme dhe e Përgjithshme Financiare). Lista e zyrave financiare dhe vendeve të tyre:
faqet: http://www.fu.gov.si/kontakti/.