Aplikimi për sigurimin pensional dhe invalidor, sigurimin e papunësisë dhe sigurimin shëndetësor

ÇFARË

Pasi të keni nënshkruar kontratën e punës, punëdhënësi juaj brenda 8 ditëve duhet të ju regjistroj në sigurimin pensional dhe invalidor, sigurimin e papunësisë dhe sigurimin shëndetësor pranë Institutit të Sigurimeve Shëndetësore të Sllovenisë. përmes formularit M-1. Formulari M-1 duhet të dorëzohet nga punëdhënësi. Rekomandohet që të merrni një sigurim shëndetësor shtesë nga një prej kompanive të sigurimit komercial.

KU

Instituti i Sigurimeve Shëndetësore të Sllovenisë është i arritshëm këtu (në gjuhën sllovene):
http://www.zzzs.si/index.html

Paga minimale dhe të ardhura të tjera nga punësimi

ÇFARË

Nëse jeni punonjës me kohë të plotë tek një punëdhënës në Slloveni keni të drejtë për një pagë minimale. Paga minimale aktuale në Slloveni është 804,96 EUR. Nëse jeni i punësuar me kohë të pjesshme, ju keni të drejtë për një pjesë proporcionale të pagës minimale.
Ka edhe pagesa shtesë që nuk janë pjesë e pagës minimale dhe duhet të paguhen si të ardhura shtesë. Këto pagesa janë: pagesa për punën gjatë natës, pagesa për punën e së dielës dhe në kohën e pushimeve, regresi për ushqim gjatë punës, transporti për në punë dhe nga puna, shpenzimet e udhëtimeve zyrtare, pagesën vjetore për pushim, dëmshpërblimi për ndërprerje pune dhe shpërblimi jubilues.
Nëse mendoni se janë shkelur të drejtat tuaja, kontaktoni Inspektoratin e Punës.

KU

Nëse janë shkelur të drejtat tuaja të punës, kontaktoni Inspektoratin e Punës të Republikës së Sllovenisë
(Labour Inspectorate of the RS),
Verovškova ulica 64a, 1000 Ljubljana
Telefoni: +386 1 280 36 60
http://www.id.gov.si
Email: gp.irsd@gov.si